19 Nëntor, 18:30, Bulevard Art and Media Institute
Sot në mbrëmje, Tirana Art Lab dhe bashkëpunëtorët e mbështetësit e këtij projekti do të shpallin në një event hapjen e Tirana Floating Archive — në shqip, Arkivi Lundrues Tiranë.
Arkivi Lundrues është një platformë dixhitale e cila dokumenton ngjarjet artistike në hapësirën publike në Tiranë që prej vitit 1990 e deri më sot.
Eventi do të mbahet në Bulevard Art and Media Institute në Bulevardin Zogu I sot në mbrëmje, nga ora 18:30 deri në 20:30.
Pjesëmarrës do të jenë më shumë e njëzetë artistë në një event të kuruar nga Adela Demetja dhe Eni Derhemi.
Hyrja është e lirë për publikun.