Teatri Metropol, 18-21 Nëntor, 19:00
Këtë fundjavë, në skenën e Teatrit të Metropolit do të rikthehet komedia “Sot 8 ditë.” Shfaqja, me regji të Elona Hysenit, do të qëndrojë në skenë për tre ditë, nga 18-21 nëntor. Të treja shfaqjet do të mbahen në orën 19:00.
Në role kryesore janë Alba Shtëmbari, Elona Hyseni, Ermir Hoxhaj, Ermir Jonka, Klea Konomi, Klodjana Keco, Margent Caushsi dhe Xhino Musollari.
“Sot 8 ditë” është një komedi me dy akte e shkruar nga poeti arbëresh i Kroacisë, Josip Rela, në vitin 1932. Komedia ka në qendër një djalë dhe një vajzë të dashuruar, të cilët janë në mes të një dileme: të zgjedhin dashurinë për njëri-tjetrin apo mblesërinë që kanë përcaktuar familjet? Po sikur dashuria dhe mblesëria të jenë në të njëjtin drejtim?