Flutura Açka, Agron Tufa, Enkel Demi janë disa nga kandidatët për çmimet e mëdha të letërsisë të akorduara nga Ministria e Kulturës për vitin 2018.
Ka qënë vetë Ministrja e Kulturës Elva Margariti që ka bërë publike në faqen e saj zyrtare në Facebook kandidatët për çmimet e mëdha letrare sipas gjinive përkatëse.
Juria e këtij viti kryesohet nga Alda Bardhyli dhe përbëhet nga Brikena Çabej, Dhurata Shehri, Visar Zhiti dhe Riza Braholli. Ceremonia për shpalljen e fituesve do të bëhet brenda muajit janar.
ROMANI
Tom Kuka –Gurët e vetmisë
Andreas Dushi-Marrja e gjakut
Virion Graçi – Pëllumbat i vrasin natën
TREGIMI
Roland GJOZA –Për vajzat nga Parisi
Daut Gumeni-Qershia e egër
Faruk Myrtaj- Këpucë për gjyqin e fundit
POEZIA
Havzi NELA –Vepra poetike e plotë
Sabri Hamiti –Kukuta e Sokratit
Flutura Açka-Roja i dritës
ESEISTIKE
Ismail Kadare-Kur sunduesit grinden
Mateo Mandala- Jeronim De Rada: portret artisti në rini
Arjan Leka- Në kërkim të këmishës së humbur
LETERSIA PËR FEMIJE
Mimoza HAFIZI –Pika trëndafil
Skënder Hasko –S’ka si shoku im
Shkëlzen Zalli –Gjergji takon Skënderbeun
PËRKTHIMI
Erion Karabolli- Sábato, Ernesto: Abadoni, engjëlli i skëterrës
Agron Tufa-Paul Celan, Flokëboret e zeza
Luan Topçiu -Linda
Maria Baros – “Shtëpia me brisqe rroje”