Art & Kulturë

Teatri “Dodona” 7 shfaqje në muajin janar

Teatri i të rinjve, fëmijëve dhe i kukullave “Dodona”, ka publikuar kalendarin e shfaqjeve për muajin janar.

Në repertorin e këtij Teatri do të jenë 7 shfaqje.

Më 18 janar do të jepet premierë shfaqja “Fjalët magjike” me regji të Shkurtë Aliu. Në program janë edhe dy shfaqje të tjera për fëmijë, teksa në Skenën e mbrëmjes janë paraparë katër shfaqje, nga të cilat njëra premierë. Më 15 janar, do të jepet premiera e shfaqjes “Harroje Hollivudin” me regji të Faik Gashit.

“Dodona” do ta përmbyll muajin janar me shfaqjen “Une jam vetë grua”, me regji të Kushtrim Koliqit.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).