Bloody Mary është një kokteil me shije fantastike me bazë vodkën dhe lëngun e domates.
Përgatitja:
Hidhni lëngun e domates në një gotë të madhe. Shtoni kripë, piper dhe 5 lugë çaji salcë Worcester.
Shtoni 1 lugë çaji salcë Tabasko, lëngun e limonit, 3 degë selino dhe 3 lugë çaji biter aromatik.
Kalojeni në blender. Hidheni më pas në një gotë. Shtoni 50 ml vodka dhe disa kube akulli në një gotë tjetër.
Hidhni kokteilin dhe përziejini mirë. Servireni me pak kastravec, karotë dhe 1 degë selino.
Përbërësit:
500 ml lëng domateje
5 lugë çaji salcë Worcestershire
1 lugë çaji tabasko
gjysmë kokrre limon
3 degë selino
3 lugë çaji Biter (aromatik)
50 ml vodka (Gray Goose)
kastravec
karotë
kuba akulli
kripë
piper