Dikur ishim një me oqeanin e vjetër
të kaltër dhe të bardhë
derisa dikush mori një grusht ujë prej oqeanit
dhe e hodhi në tokë
që atëherë rrotullohemi rreth diellit dhe vetes
shpikëm mikroskopin dhe anijen kozmike
për të kërkuar origjinën tonë të lashtë
një ditë do të ikim nga ky planet
të vegjël dhe të thatë
ndoshta bëhemi sërish një me oqeanin
ndoshta bëhemi edhe pluhur yjesh
një ditë pika e ujit do të bëhet përsëri oqean
dhe oqeani një pikë uji
Të dashur Miq!
Kam kënaqësi të veçantë t’Ju ftoj në mbrëmjen përuruese të librit tim të ri me poezi “Erdhëm nga uji”.
Për poezinë. Për artin. Për filozofinë. Për njerëzit. Për dashurinë. Për jetën! Sepse… “poezia është prova se jeta nuk mjafton” dhe arti “një mënyrë për të harruar atë çka jeta është” (Fernando Pessoa, poet portugez, 1888-1935).
Në sofrën e Poezisë, jeni të gjithë të mirëpritur!
Qendra Rinore e Tiranes me 12 Dhjetor.