Ekspozita “Mbikëqyr! Terrorizo! Përndiq!” prezantohet për të rinjtë e gjimnazeve


Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, në bashkëpunim me Inner Wheel ClubTirana mundëson për gjimnazet e Tiranës ekspozitëne veprimtarisë së STASI-t në GjermaninëLindore, realizuar me Autoritetin Gjerman të Hapjes së Dosjeve, BStU.

Ekspozita titullohet “Mbikëqyr, terrorizo, përndiq” dhe zhvillohet në kuadër të edukimit qytetar, një ndër shtyllat e veprimtarisë së institucionit. Veç prezantimit të ekspozitës për të rinjtë e shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi”, aktiviteti vijon me bashkëbisedimin me një të mbijetuar të përndjekjes, ish-i dënuar i burgut të Burrelit, Saimir Maloku. Aktiviteti është i hapur për mediat.

Materialet e ekspozitës janëorganizuar në tematika, tëpërkthyera në shqip.Ataiinformojnëtë interesuarit për strategjitëe survejimit dhe përndjekjes nëGjermaninëLindore, duke ofruar paralele të qarta me realitetin shqiptar.
“Shokë, duhet të dimë gjithçka”, ishte motoja që Ministri i Sigurimit të Shtetit, Erih Milke u jepte punonjësve të tij. “Me këto informacione duhet të zbuloni dhe të bëni të padëmshëm “armiqtë“ e Partisë së Bashkuar Socialiste Gjermane, për të siguruar pushtetin e saj në DDR”.

Për të përmbushur këtë mision, Ministria e Sigurimit të Shtetit (MfS) kishte kompetenca të zgjeruara: ajo ishte në të njëjtën kohë policia e fshehtë shtetërore, hetuesi dhe shërbimi i zbulimit të jashtëm. Në vitin 1989 STASI kishte rreth 91.000 punonjës,që ndihmoheshin prej rreth 189.000 bashkëpunëtorëve,të cilët jepnin informacione nga tëgjitha fushat e jetës.

Ekspozita përmban të dhëna themelore mbi aktivitetin e MfS-së. E bazuar mbi pesë tematika:rinia, udhëtimet, kultura, kisha dhe sporti –ajo tregon se si STASIe mbikëqyrte dhe kontrollonte jetën e përditshme të popullsisë. Fate individësh të përzgjedhur qartësojnë se çfarë do të thoshte për njerëzit e prekur „përpunim“ nga STASI, përmes prezantimit të çështjeve specifike operative.

Z. Marenglen Kasmi, anëtar i Autoritetit, shprehet se“nëpërmjet kësaj ekspozite jo vetëm hedhim dritë mbi veprimtarinë e STASI-t, por tregojmë edhe ngjashmëritë e STASI-t me Sigurimin e Shtetit”. Ai i referohet përvojës gjermane si model ballafaqimi të një shoqërie demokratike me të kaluarën diktatoriale të vendit.
*
Autoriteti e mbështet punën e vet dhe vijimësinë e projekteve të ndërmarra në parimet e rëndësishme të kujtesës, që e vënë memorien historike në themel të identitetit dhe trashëgimisë së individëve e bashkësive, si paraqitja e këndvështrimeve të ndryshme; evitimi i shprehjeve deterministe: shmangia e përgjithësimeve; trajtimi i figurave historike si individë; sigurimi i një baze gjenuine historike; përdorimi i njohurive të nivelit akademik si burime, ku çdo përmbajtje duhet të ballafaqohet e të diskutohet me akademikë të njohur dhe certifikuar për njohuritë specifike e të duhura për këtë punë.

Mbështetur në këto parime, në kërkimin shkencor dhe përballjen profesionale të fakteve, Autoriteti vijon të ndërmarrë projekte ambicioze e komplekse, që kanë në fokus rishqyrtimin e historisë, rivlerësimin e saj, rehabilitimin e viktimave, rezistencën në personalitete e komunitete dhe inkurajojnë dialogun social, në emër të transparencës dhe konsolidimit të demokracisë.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).