Nusja Kosovare, The Times e zgjedh foto të ditës

Gazeta prestigjioze “The Times”, sot, ka publikuar disa fotografi të zgjedhura si fotografi të ditës. Në mesin e fotografive të zgjedhura është edhe fotografia e fotografit, Armend Nimani.

Në këtë fotografi shihet një nuse kosovare e cila është stolisur sipas ritit të stolisjes së nuses ilire.

“Fytyra e nuses së Kosovës është pikturuar me vija në formë rrethi me ngjyrë të arit, që simbolizojnë ciklet e jetës në një traditë shekullore”, është përshkrimi që i është bërë fotografisë.

Më poshtë mund të gjeni versionin online të gazetës “The Times”. Aty mund të shihni edhe disa fotografi të tjera të cilat janë realizuar në vende të ndryshme të botë.

https://www.thetimes.co.uk/article/news-in-pictures-friday-september-7-2018-pjmp7xlbr

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).