Del në shitje kryevepra e Picassos me një çmim marramendës

Të zotërosh një prej veprave të artit të Pablo Picasso është një privilegj i madh, që fatkeqësisht vetëm milionerët e miliarderët mund ta kenë.

Së fundmi, ka dalë në shitje autoportreti “Le Marin”, një punim i vitit 1943 nga Pablo Picasso, i cili do të shitet më 15 maj në New York.

Nga vlerësimet e deritanishme, çmimi i kësaj vepre pritet të kapi shumën e 70 milionë dollarëve.

Ajo konsiderohet si kryevepra e piktorit t famshëm, pasi është një portret i rrallë i tij dhe u krijua gjatë 28 tetorit 1943, një periudhë kur Picasso mendonte se do të deportohej nga nazistët.

Sipas bashkëdrejtuesit të Artit Impresionist dhe Modern në New York, Adrien Meyer, kjo kryevepër mban në vetvete historinë e artit të shekullit të 20-të. Fakti që “Le Marin” ka qenë dikur pjesë e koleksionit legjendar të Viktor & Sally Ganz, e bënë këtë pikturë edhe më të vlefshme.

Picasso e krijoi pikturën vetëm pak javë përpara krizës më të rrezikshme personale me të cilin ai u përball në luftë, duke reflektuar në këtë autoportret shqetësimin emocional dhe psikologjik të tij.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).