“Komedia që shkon për dreq” vjen së shpejti premierë në Teatrin “Aleksandër Moisiu”

“Kur gjërat shkojnë keq, mos u shqetësoni sepse do të shkojnë edhe më keq!

Me këtë moto, shfaqja “Komedia që shkon për dreq” do të ngjitet për herë të parë në skenën shqiptare tek Teatri “Aleksandër Moisiu”, Durrës.

Fituese e Çmimit Lorenc Oliver si “Komedia më e mirë”, ajo do të vijë nën regjinë e Driada Dervishi dhe nën interpretimin e aktorëve Romir Zalla, Olta Daku, Gentian Zenelaj, Monika Lubonja, Sokol Angjeli, Donald Sehu dhe me pjesëmarrjen e veçantë të Bujar Asqeriut.

Kjo është një dramë misterioze, tronditëse dhe tejet drithëruese, e cila vjen për publikun shqiptar shumë shpejt!

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).