Një pasagjer që kishte udhëtuar me një avion nga Kuvajti në aeroportin e Stambollit “Ataturk”, kishte harruar në sediljen e tij një shumë parash prej 74.404 dollarë, një smartphone dhe një orë dore.
Kjo sasi parash, konkretisht 71.420 dollarë, 2700 euro dhe 40 lira turke, smartphone dhe ora e dorës, u gjetën nga Ahmet Kanat, një punonjës i Shërbimit të Pastrimit të Aeroportit.
Kanat i gjeti ato nën një batanije teksa ishte duke pastruar sediljet e avionit, raporti media turke “Huyrriet Daili Neës”
Gjithashtu thuhet se ato iu kthyen pasagjerit që ndodhej në fluturimin TK 771, nga Kuvajti në Stamboll, por nuk bëhet i ditur identiteti i tij.