Si gjithmonë, jeta e natës preferohet shumë nga të rinjtë, të cilët zgjedhin destinacione të ndryshme, sipas dëshirës, për të festuar pas orës 12:00 të mesnatës.
Të shumta janë club-et që do të sjellin në skenë këtë të premte dhe të shtunë, Dj dhe këngëtar shqiptarë të famshëm.
Cinco Cavalli Club ka të ftuar këngëtarin e famshëm Gena të premten më 16 mars, ku ju sigurojmë se do të kaloni një natë magjike plot me hitet më të bukura! Ndërkohë, e shtuna kalohet nën ritmin e muzikës së Feros, këngëtarit kosovar që është sensacioni i momentit!
Në Magic 4 përveçse do të gjeni performancën e 4 këngëtarëve ‘magjik’, më 16 mars do të jenë të ftuar Klajdi Haruni & Bruno dhe Miri nga Threedots për të dhënë një super performancë live! Ndërkohë, të shtunën më 17 mars është i ftuar reperi dhe këngëtari i famshëm Majk, për të kënduar hitet e tij.
Këtë të premte e të shtunë, tek Venue Club, do të gjeni si gjithmonë performancën live të këngëtares Aurela Gaçe dhe të këngëtarëve të tjerë rezident.
Arena Club ka të ftuar të premten më 16 mars Trim Jetullahun, Gent Fatalin dhe Eri Dee, të cilët do të japin një super spektakël! E shtuna vjen tek Arena Club me Mimoza Shkodrën dhe hitet e saj më të mira.
Këtë të shtunë Rockstock band sjell pranë jush muzikën unike të grupit legjendar “Queen” me një tribute të paharrueshëm! Dyert happen në orën 22:30.
Në Lollipop Club rikthehet grupi legjendar West Side Family të premten, për të dhënë një super spektakël ashtu siç dinë vetëm ata! E shtuna do të mirëpresë një natë me muzikë të lehtë, që vjen e performuar vetëm nga Ylli Limani.
Cavaliero Club do t’ju dëfrejë në mbrëmjet e së enjtes, të premtes dhe së shtunës, së bashku me performancën live të Eneda Tarifa, Fifi, Lorenc Hasrama etj, të cilët do të këndojnë live.