Aplikacioni shqiptar GjirafaVideo ka arritur në 10 mijë shkarkime vetëm brenda një muaji, duke u vendosur kështu në listën e aplikacioneve në trend.
Nëpërmjet GjirafaVideo ju mund të shikoni videot që ndodhen në këtë platformë, i cili mund të shkarkohet në telefonat Android, iPhone dhe televizorët smart Android.
Kjo platformë ka thyer rekordet e aplikacionit më të shkarkuar të prodhuar nga shqiptarët dhe ka marrë mjaft komente të mira nga përdoruesit e tij.
Kështu, ai jo vetëm që është mjaft praktik dhe i përdorshëm, por përdoruesit kanë edhe mundësinë që të shikojnë disa materiale ekskluzive që hidhen nga ky aplikacion.
Ai mund të shkarkohet shumë lehtë duke vizituar https://video.gjirafa.com/App , apo duke vizituar PlayStore për përdoruesit e pajisjeve Android, dhe AppStore për përdoruesit e pajisjeve Apple.
Shkarkojeni dhe vlerësojeni vet aplikacionin e gjirafaVideo.