Aktorja e famshme me origjinë shqiptare, Eliza Dushku dhe vëllai i saj Nate Dushku, kanë prodhuar një film mbi fotografin e njohur amerikan Robert Mapplethorpe.
Nën regjinë e Ondi Timoner, ky film i dedikohet një prej fotografëve më të diskutuar në historinë amerikane. Premiera e filmit do të bëhet në prill, gjatë festivalit të njohur të filmit “Tribeca Film Festival”.
Rolin e fotografit e ka portretizuar aktori Matt Smith, i cili njihet për rolet e tij në serialet “Dr. Who” dhe “The Crown”. Ndërsa aktorja Marianne Rendon do të luajë rolin e Patti Smith.

Robert Mapplethorpe
Fotografi Mapplethorpe u bë i famshëm për fotografitë e tij bardh e zi, të cilat paraqesin një koleksion të gjerë temash, nga auto-portrete, lule e deri tek ato nudo dhe BDSM. Ai vdiq nga sëmundja e sidës në moshën 42 vjeçare.