Del në dritë fotoja e panjohur e Musine Kokalarit

Musine Kokalari ka qenë dhe mbetet një prej figurave më të rëndësishme të qëndresës komuniste.

Së fundmi, Gentiana Sula, drejtoresha e Qendrës së Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish Sigurimit, ka publikuar një foto të rrallë të Kokalarit. Kjo fotografi është gjetur në dosjen që Sigurimi i Shtetit kishte krijuar për të, së bashku me raportet e survejimit të 28 bashkëpunëtorëve dhe eseve të saj.

“Ta gëzojmë ditëlindjen tënde Musine. Ti je një dhuratë qa na u bë të gjithëve, si masë e dinjitetit, atdhedashurisë, inteligjencës dhe vlerave perëndimore”, thotë Sula, e cila e ka publikuar këtë foto në 100 vjetorin e Kokalarit.

Kjo foto i shtohet kolazhit të pakët të fotove të Musinesë të mbetura nga koha. Ajo humbi jetën pas internimit nga një sëmundje e pashërueshme në mjerim të plotë. Dorëshkrimet e lëna pas nga ajo, janë një thesar jo vetëm për të njohur të shkuarën por dhe për eseistiken shqiptare.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).