“Black Panther” filmi më i ri nga Marvel Studios dhe Walt Disney, që pritet të jetë një hit, do të jepet premierë në kinematë Millenium, Imperial e Cineplexx më 15 shkurt.
Ai trajton historinë e princit T’Challa, i cili pas vdekjes së të atit, Mbretit të Uakanda, do të rikthehet në kombin e izoluar afrikan, por të avancuar nga ana teknologjike, për të triumfuar në luftën e tij ndaj rimarrjes së të drejtës për të qenë mbret në fronin që dikur i përkiste babait të tij.
“Winchester” trajton historinë e frikshme të trashëgimtares të kompanisë së armëve të zjarrit, Sarah (Hellen Mirren), e cila beson se po përndiqet në shtëpinë e saj nga shpirtrat e njerëzve të vrarë nga armët e prodhuara nga kjo kompani.
Në interpretimin e aktorëve të tjerë si Jason Clarke e Sarah Snook, filmi do të shfaqet premierë në datën 15 shkurt tek kinema Imperial e Cineplexx.
Në interpretimin e aktorëve të tjerë si Jason Clarke e Sarah Snook, filmi do të shfaqet premierë në datën 15 shkurt tek kinema Imperial e Cineplexx.
“Anchors Up” – Pas një misioni të guximshëm shpëtimi gjatë një stuhie, një varkë e re shpëtimi dërgohet në një port më të madh, ku do të kuptojë se “më e madhja” nuk është gjithmonë “më e mira”.
Ky film i animuar, do të shfaqet për të gjithë vogëlushët më 15 shkurt te kinema Cineplexx.
https://www.youtube.com/watch?v=eCbMKVcPa3c
Ndërkohë, në kinema po vazhdojnë të shfaqen filmat: “Fifty Shades Freed”; “12 Strong”; “Gnome Alone”; “All The Money In The World”; “Den of Thieves”; “Downsizing”; “Maze Runner: The Death Cure”.