Art & Kulturë

VIDEO/ Publikohet dokumentari mbi jetën e Elvana Gjatës

Këngëtarja e famshme Elvana Gjata ka publikuar së fundmi dokumentari mbi jetën e saj personale, por edhe profesionale.

Në këtë dokumentar, trajtohen disa nga aspektet e jetës së saj, përgatitjet përpara koncerteve e disa detaje interesante për veten, të paditura më parë. Sipas këngëtares, personi më i afërt për të është motra e saj, ushqimet e preferuara janë ato që i përgatit nëna e saj dhe miqtë e thërrasin shkurt Ela.

Arsyeja se përse albumi im më i fundit është titulluar ‘3’ është se ky numër mua më sjell fat dhe për mua ky numër është hyjnor”, është shprehur Elvana mbi albumin e saj më të fundit.

Në këtë dokumentar, janë zbuluar edhe disa detaje mbi koncertin e fshehtë e të shumëpërfolur që ajo zhvilloi në Tiranë me rastin e ditëlindjes së saj një javë më parë, ku ishin të ftuar rreth 100 persona.

Aktualisht, Elvana është duke punuar për të arritur një karrierë të suksesshme edhe në tregun botëror, duke u vendosur në SHBA.

Për më tepër shikoni dokumentarin.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).