27 Janar – Dita e Pyllrojtësit & 95 Vjet Shërbim Pyjor Shqiptar
Fushatën e mbjelljeve këtë të shtunë e zhvendosim në Hekal, në kuadër të 95 vjetorit të Shërbimit Pyjor Shqiptar.
Qëndisim me qindra fidanë në zonën e djegur nga zjarri në verë. Së bashku me nxënës të shkollave, shoqata ekologjike, banorë të Nj. Adm. Petrelë, pyllrojtësit si dhe admirues e mbrojtës të natyrës, në këtë ditë të shënuar për mjedisin dhe mirëmbajtjen e pyjeve. Shumë do vijnë me biçikleta (nisja Tiranë ora 08:00)
Bëhu dhe ti pjesë e revolucionit të gjelbër!