Këtë 13 Korrik, ora 19:00, në vijmë me “Summer of freedom”, perpjekje kjo e jona që së bashku me ju ka për synim të shtrije ndër rrugët kryeqytetase frymën e lirë të 1969-ës, vitin që shumëkush e di që përkon me 3-ditorin revolucionar të Woodstock-ut” dhe hippie style-in e atyre viteve. Këtë Korrik, të veshur me ngjyra, me cfërëdolloj fantazie prerjeje në veshje, me lule në kokë, duar, biçikleta, me të qeshura të pacunguara, me rebelizem ndër lëvizje, në pedalojmë “hippie” për lirinë.
Pasditen e 13 Korrikut, eja pedalo kundër “mureve”, kundër përditshmerisë së smogut dhe stresit, kundër racizmit, pro natyrës, eja në një ditë dhuroji qytetit “hippie-n” tënd, vetveten e lirë, të bukur, ate që do natyrën, jetën, të qeshurat.
Në një pasdite, kemi si synim të bashkojme ne nje pedalim filozofine e besimit ne “free love”, barazise per te gjithe, pa rendesi gjinie a ngjyre dhe kujdesit per natyren.
Merr natyren tende “carefree”, krijo a hap sirtaret e vjeter per nje simbol paqeje a bizhu etnike dhe eja pedalo per lirine!
Dikush , dikur tha : “Woodstock ëas a sparkle of beauty”, sill dhe ti pak nga drita jote, cfare behet me dashuri, behet bukur!