Art & Kulturë

Vjen romani ‘Dy vdekjet e një jete’ nga Fatmir Halimi

Pas një pune dhjetë vjeçare, tashmë shumë shpejt në duart e lexuesve do të vijë edhe romani “Dy vdekjet e një jete” nga shkrimtari Fatmir Halimit. Ky roman është botuar nga shtëpia botuese “Prokultpress”.

Fatmir Halimi u lind më 26. 03. 1972 në fshatin Dumnicë të Podujevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Podujevë, ndërsa studimet në degën Letërsi dhe gjuhë shqipe në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës. Po aty i përfundoi edhe studimet pasuniversitare. Është poet, gazetar, kritik letrar dhe profesor i gjuhës shqipe. Poezitë e para i botoi në vitin 1989 në revistën; “Zëri i rinisë”. Që atëherë poezitë dhe punimet e tij shkencore i botoi gati në të gjitha gazetat dhe revistat si Rilindja (Bujku), Bota e Re, Fryma, Bota sot, Kosova live, Iliria Post, Kosova sot, Epoka e re, Jeta arbreshe në Itali, etj. Halimi është autor i dhjetëra punimeve shkencore, të cilat i botoi në gjuhë shqipe dhe italiane. Vepra e tij e parë, “Kornizat e burgut”, e shkruar gjatë viteve të ’90-ta u botua më1996, e cila pas kërkesave të lexuesve u ribotua në vitin 2008. Ndërsa nga fusha e kritikës letrare ka të botuar këta libra: – “Postmoderniteti në prozës e Zejnullah Rrahmanit”, 2015, – “Prej modernes kah postmodernia”, 2016. Ky është libri i tij i katërt.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).