Art & Kulturë

6 ushtrime dhe mirupafshim stres!

Jeni të stresuar dhe plot me punë? Ushtrimet më poshtë do t’ju bëjnë të ndiheni shumë mirë. Provojini.

1. Frymëmarrja

Një ushtrim joga për frymëmarrjen, që ngadalëson rrahjet e zemrës dhe qartëson mendimet.
Qëndroni drejt, me këmbët e hapura sa gjerësia e shpatullave. Mbajini krahët e hapura anash. Merrni frymë, ndërsa ngrini gjurin e majtë drejt bërrylit të djathtë. Nxirrni frymën, ndërsa ulni këmbën. Përsëriteni edhe në anën tjetër.

2. Boksi

Pas një dite plot stres, ushtrime më agresive si ato të boksit ose kikboksit ju ndihmojë ta shfryni stresin në mënyrë të shëndetshme.

3. Shkundja

Qigong, një praktikë kineze e ngjashme me Tai Chi-në, praktikon shkundjen e gjymtyrëve për të përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe për të liruar nyjet. Filloni duke shkundur duart dhe vijoni me gjymtyrët e sipërm. Më pas tundni gjithë trupin, nga maja e gishtave të këmbës tek thembra, duke marrë frymë me hundë.

4. Kardio

Një tjetër mënyrë për të ulur rrahjet e zemrës është kardio. Bëni ecje të shpejtë ose vrap të lehtë për 20 minuta çdo ditë, 3 herë në javë.

5. Shtriqje e gjithë trupit

Shtriqja është një ushtrim i mirë për të liruar tensionin në gjithë pjesët e trupit. Nëse e keni në pjesën fundore të shpinës, ja çfarë të bëni: Uluni me këmbët para vetes. Këmbën e majtë kalojeni nga ana e së djathtës, pranë gjurit të djathtë. Trupin kthejeni nga e djathta. Përsëriteni edhe në anën tjetër.

6. Tai Chi me duar

Tai Chi-ja sjell përfitime si mendore, ashtu edhe fizike. Një nga mënyrat më të mira për të larguar stresin është: Filloni duke zgjatur dorën e djathtë para trupit, ndërsa dorën e majtë e mbani pranë trupit, duke mos ia treguar pëllëmbët fytyrës. Më pas shtrini krahun e majtë, duke afruar të djathtin pranë vetes. Vijoni me këtë lëvizje rrethore duarsh, duke u tundur lehtë para-mbrapa.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).