Art & Kulturë

Të rinjtë preferojnë parkun Shebenik-Jabllanica

Parku Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë” mbetet i vizitueshëm në çdo fundjavë. Kryesisht janë të rinjtë ata që preferojnë të ngjiten në këtë park, qoftë edhe për shkak të terrenit të thyer.

Vjeshta është stina kur ky park kthehet në një destinacion turistik për vizitorët e natyrës dhe të aventurës. Bimësia fillon të ndërrojë ngjyrë, gjethet vizatojnë në tokën ku bien tapetet e verdhë dhe reshjet nuk kanë filluar akoma.

Rreth 10 mijë turistë, kryesisht të rinj, vendas e të huaj e kanë vizituar vitin e kaluar Parkun Kombëtar në Qarkun e Elbasanit. Një pasuri turistike e pakonkurrueshme, që pret vizitorë të apasionuar pas aventurës, natyrës, traditës dhe historisë.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).