Punët më të mira të 40 artistëve të degës së Pikturës në Kavaletë në janë ekspozuar sot për publikun në Galerinë e Fakultetit të Arteve të Bukura. Në preokupimet e artistëve të rinj, nëpërmjet të cilave shpaloset edhe individualiteti i tyre, vjen nëpërmjet tablove edhe realiteti shqiptar. Ndonëse vëmendja kryesore është tek tematikat sociale, nuk mungojnë as ato për teknologjinë, apo artin e së shkuarës që ka lënë gjurmë të thella në pikturë.
Ekspozita do të vazhdojë që të qëndrojë hapur për publikun në galerinë e Fakultetit të Arteve të Bukura.