Art & Kulturë

Dita Botërore, rritje e ndërgjegjësimit publik për çështjet mjedisore

Sot është Dita Botërore e Mjedisit, një ditë që synon të rrisë ndërgjegjësimin publik për çështjet mjedisore.

Ambasada e Shteteve të Bashkura të Amerikës në Tiranë apelon që dita e sotme të jetë një mundësi që individët dhe komunitetet të veprojnë për ruajtjen e mjedisit.

Ambasada e SHBA thekson se, “përgjatë këtij viti, anëtarët e Këndit Amerikan në Vlorë, Ambasadorët e Natyrës të Këndit Amerikan në Tiranë, anëtarët e Këshillit Rinor të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe Vullnetarët e Korpusit të Paqes, kanë organizuar aktivitete të ndryshme për pastrimin e mjedisit”.

“Po ju, çfarë mund të bëni për të ndihmuar në mbrojtjen e mjedisit?”, apelon ambasada qytetarët shqiptarë.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).