Rruzulli tokësor është i mbushur plot me vende të magjishme, të cilat shërbejnë si atraksion për mijëra turistë anembanë botës. Ishuj e gadishuj, me plazhet e tyre të kristalta, janë destinacioni i parë për pushimet e shumicës së njerëzve.
Por, ka edhe disa vende tek të cilat është e ndaluar që të shkosh. Të tillë janë katër ishujt që do të përmendim më poshtë, ku qeveritë përkatëse të tyre e ndalojnë rreptësisht hyrjen në to.
Snake Island, Brazil
“Ilha de Queimada Grande” ose siç quhet në shqip “Ishulli i gjarpërinjve” është një ishull i pabanuar, ku flota detare braziliane e ka ndaluar udhëtimin drejt tij. Shkaku lidhet me praninë në këtë ishull të mijëra gjarpërinjve me kokë të verdhë, helmi i të cilëve është 5 herë më shumë vdekjeprurës se sa ai i llojeve të tjerë. Popullata e këtyre zvarranikëve është aq e madhe në këtë ishull, saqë mendohet se mund të gjesh gjarpërinj çdo 1 metër.
Ishulli Verior “Sentinel”, Indi
I njohur si territor i Indisë, në këtë ishull mendohet se banojnë diku tek 50 – 400 njerëz. Banorët e këtij ishulli, të quajtur Sentinelese, përbëjnë popullatën më të veçuar në planet. Ata mendohet se jetojnë akoma në periudhën e neolizmit dhe të epokës së gurit. Këta njerëz kanë jetuar për shekuj me rradhë të shkëputur nga pjesa tjetër e njerëzimit dhe nuk i pranojnë vizitorët.
Në 1967, qeveria indiane bëri disa përpjekje të njëpasnjëshme për të krijuar kontakt me ta, duke u ofruar ushqime dhe produkte të tjera, por ata reaguan në mënyrë të dhunshme. 7 vite më parë një antropolog u përpoq të afrohej me banorët e ishullit, duke u dhuruar atyre fruta, ushqime dhe një derr. Rezultatet nuk ishin të dëshiruarat: Një kameraman nga ky ekuipazh u qëllua në këmbë me një shigjetë. Qeveria indiane u detyrua që ta shpallte këtë ishull si të rrezikshëm në vitin 1999 dhe u ka kërkuar njerëzve të saj që të mos i shkojnë afër.
Për sentineleset dihet pak; Ata jetojnë nga frutat që gjenden në ishull dhe i përdorin kafkat si mjete zbukurimi. Gjithashtu, gjuha e tyre e komunikimit nuk njihet nga asnjë tjetër përveç atyre.
Home Reef, Paqësori Jugor
Ky ishull është krijuar nga një vullkan aktiv dhe ndodhet në mes të oqeanit. Ky mini ishull është i pabanueshëm dhe nuk mund të vizitohet për shkak të jetëgjatësisë së tij të shkurtër.
Ai cilësohet si një “ishull kalimtar” sepse fundoset në oqean dhe ngrihet sërish në sipërfaqe gjatë periudhave të caktuara kohore. Ai doli në sipërfaqe për herë të parë në vitin 1852 dhe pasi u zhduk për disa vite me rradhë, doli sërish në 1984 pas një shpërthimi tjetër të vullkanit. “Home Reef” ridoli sërish në vitin 2006.
Ishulli Bouvet, Atlantiku i Jugut
I zbuluar për herë të parë në vitin 1739 nga eksploratori norvegjez Jean Baptiste Charles Bouvet de Lozier, ky është ishulli më i vetmuar në Tokë. Ai është i pabanuar dhe ka një sipërfaqe të akullt gjithmonë. Që prej vitit 1929 ai është një territor i Norvegjisë, ku më 1977 një stacion për monitorimin e motit u ndërtua në këtë ishull.