E keni pyetur ndonjëherë veten se cila është arsyeja që unazat e fejesës vendosen në gishtin e katërt të dorës tuaj të majtë? Apo, përse diamantët janë bërë gurët simbolikë të unazave të martesës?
Si fillim, do donim t’i përgjigjeshim një pyetje që na tundon prej kohësh: Prej nga vijnë diamantët?
Këta gurë kaq të çmuar për njerëzimin, janë krijuar në thellësitë e Planetit Tokë dhe kanë mundur të dalin prej andej në sipërfaqe, nëpërmjet kanaleve vullkanikë. Ata janë 1.3 miliard vite të lashtë, duke e bërë gurin që ndodhet në unazën tuaj edhe më të vjetër se dinosaurët.
Megjithatë, vetëm 30% e diamantëve që zbulohen ia vlejnë për t’u kthyer në gurë, pasi cilësia e tyre ndonjëherë nuk është fort e mirë.
Por, si u bë diamanti simboli i dashurisë?
Në fakt, ishin romakët e lashtë ata që i ngritën mitin diamantit. Në këtë qytetërim, banorët besonin se shigjeta e kupidit ishte e përbërë nga një diamant dhe unaza e diamantit simbolizonte për ta dashurinë.
Pavarësisht këtij zbulimi të hershëm, ishte viti 1477 ai që shënoi fillimin e dhënies së unazave prej diamanti të dashurit të zemrës. Duka Maximilian i Austrisë i proposoi martesë me një unazë diamanti Maryt nga Burgundy dhe kështu lindi tradita e famshme.
Sot, është zbuluar se një venë që kalon në gishtin e 4-tërt të dorës së majtë është e lidhur direkt me zemrën, çka shpjegon vënien e unazës pikërisht në këtë gisht. Kjo po që është simbolike, apo jo?
Por, e ardhmja nuk duket fort e ndritur për këta gurë të çmuar. Kohët e fundit, diamantët po bëhen gjithmonë e më të rrallë për t’u gjendur. Prej 30 vitesh tashmë, nuk është bërë asnjë zbulim i madh, çka e bën gurin që ju keni, akoma më të veçantë dhe me vlerë!