Art & Kulturë

Ҫfarë ka ndodhur më 18 janar?

18 janar 350 – Generallus Magnentius vret perandorin romak bizantin, Konstans (më i riu mes 4 djemve të Kostandinit të madh) dhe shpall veten perandor; rebelimi u shkaktua nga zemërimi mbi preferencat e Konstansit për të mbajtur truproje ilire. Kur dëgjoi për vrasjen, vëllai i Konstansit, Kostandini ndërpret fushatën e tij ne Siri, kthehet në Kostandinopojë dhe përmbys Magnentius nga froni më 353. Pas humbjes, Magnetius kryen vetëvrasje, sipas nderit ushtarak, duke rënë mbi shpatën e tij.

18 janar 1535 – Eksploruesi spanjoll Francisco Pizarro, themelon Limën, kryeqytetin i Perusë.

18 janar 1689 – Lindi Charles-Louis de Secondat, Baron de La Brède et de Montesquieu, filozof francez (v.1755), mendimtar politik gjatë Epokës së Iluminizmit. I njohur thjesht si Montesquieu, është i famshëm për artikulimin e teorisë së ndarjes së pushteteve, e cila është zbatuar në shumë kushtetuta të gjithë botën. Montesquieu bëri më shumë se çdo autor tjetër për të siguruar vendin e fjalës “despotizëm” në fjalorin politik. Thonë se tij i takon pjesërisht merita për popullarizimin e termave “feudalizëm” dhe “Perandori Bizantine”.

Charles-Louis de Secondat, Baron de La Brède et de Montesquieu

18 Janar 1919 – Nis Konferenca e Paqes në Paris

Konferenca e Paqes e Parisit, ishte takimi i Aleatëve fitimtarë të Luftës së Parë Botërore, për të përcaktuar kushtet e paqes me Gjermaninë dhe kombet e tjera të mposhtura, dhe për të vendosur qasjen që duhej patur ndaj perandorive të fuqive të mundura pas armëpushimit të vitit 1918.

Konferenca nisi në Paris në vitin 1919 dhe zgjati plot 1 vit, duke përfshirë diplomatë nga më shumë se 30 vende të botës. Ata u takuan, diskutuan dhe dolën me një sërë traktesh (Traktatet e Paqes së Parisit), në një përpjekje për të ndërtar një paqe të qëndrueshme në të gjithë botën.

18 Janar 1943 – Nis kryengritja e parë e hebrenjve në Geton e Varshavës kundër trupave gjermane.

18 Janar 1974 – Qeveria izralite dhe ajo egjiptiane nënshkruajnë Marrëveshjen për Ndarjes së Forcave, duke i dhënë fund konfliktit në frontin egjiptian të Luftës së Jom Kipurit.

18 Janar 1976– Mbi 1500 libanezë gjejnë vdekjen gjatë Masakrës së Karantinës

Masakra e Karantinës, ndodhi në fillim te Luftes Civile Libaneze. Me rënien e autoritetit të qeverise libaneze, u rrit ndjeshëm militantizmi i fraksioneve radikale. Karantina, ishte një lagje e varfër myslimane palestineze në Bejrutin lindor, të banuar kryesisht nga të krishterët, por të kontrolluar nga forcat e Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), dhe që banohej edhe nga kurdët, sirianët, armenët dhe palestinezët.

Lufta në Liban

18 janar 1990 – Washington DC: Kryetari i Bashkisë, Marion Barry arrestohet për zotërim droge gjatë një operacioni bastisjeje nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI).

18 janar 1993 – Dita Martin Luther King, i Riu, vëzhgohet zyrtarisht për herë të parë në të 50 shtetet e SHBA-së.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).