Një asteroid gjigant, që është më i madh se sa ndërtesa më e lartë në botë, “Burj Khalifa”, do të kalojë pranë Tokës pas dy javësh.
Me një shpejtësi prej 107 mijë km/h, asteroidi i quajtur 2002 AJ129, është cilësuar si i rrezikshëm nga NASA. Shpejtësia e këtij guri gjigant është 15 herë më e madhe se mjeti më i shpejtë i prodhuar nga njerëzimi, që është aeroplani hipersonic North-American X-15, me një shpejtësi prej 7 mijë e 300 km/h.
Ai mendohet se do të fluturojë afër Tokës më 4 shkurt, në një largësi prej 4,208,641km, që cilësohet si distancë e afërt në termat e hapësirës.
Nëse do të përplasej me planetin tonë, asteroidi do të shkaktonte një ndryshim të shpejtë të klimës në të gjithë botën, duke ulur temperaturat në mënyrë drastike sa për të krijuar një epokë akullnajash të re dhe duke na çuar në një periudhë të errët e me mungesë dielli.

Burj Khalifa
Aktualisht, NASA lajmëron se asteroidi nuk ka gjasa të përplaset me Tokën, por i mungojnë mjetet për ta marrë vesh saktësisht. Megjithatë, ajo mund të llogarisë madhësinë e impaktit dhe të fillojë të marri masa për të mbrojtur njerëzimin nga kjo ndodhi.