Art & Kulturë

Premierë në Teatrin Eksperimental “Oskari dhe tezja Rozë”. Ja për çfarë bëhet fjalë

Oskar është një djali i vogël dhjetëvjeçar që jeton në spitalin e fëmijëve sepse vuan nga leuçemia. As mjekët, as prindërit e tij nuk guxojnë t’i thonë të vërtetën mbi sëmundjen e tij. Por ja ku shfaqet teze Roza, në dukje një grua e ashpër, me karakter shpërthyes, por që fillon të bisedojë me të drejtpërdrejt. Për ta argëtuar pak Oskarin, Roza i propozon një lojë : të sillej sikur çdo ditë e jetës së tij vlente sa për 10 vjet. Në këtë mënyrë ajo i ofron mundësinë të jetojë gjithë jetën për disa ditë. Duke e përshpejtuar jetën e Oskarit, autori do të në bëjë të kuptojmë që nuk jemi të përjetshëm dhe duhet të meritojmë dhe gëzojmë çdo moment të jetës.

Tezja Rozë i këshillon gjithashtu t’i shkruajë Zotit, për t’u ndier më mirë. Edhe pse nuk beson vërtet në Zot, ai fillon t’i shkruajë letra dhe t’i kërkojë çdo ditë nga një dëshirë të plotësuar. Në letrat për Zotin, Oskarin flet edhe për dhimbjet, për prindërit, për shokët dhe shoqet në spital, për shqetësimet, gëzimet e tij, dashurinë e tij të parë, kohën që kalon…

Autor: Eric-Emmanuel Schmitt
Dramatizimi: Chris Simion-Mercurian
Përktheu: Kopi Kyçyku
Regjia: Kico Londo
Skenograf: Najson Topi
Kostumografe: Klaudia Ndreshaj
As/regjisor: Marsel Greva, Kleard Gërmenji
Me aktorët: Roza Anagnosti, Franz Franc Bregu, Françeska Hysi, Juxhin Plovishti

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).