Drama “Terror” shoqëroi publikun përgjatë tre mbrëmjeve në skenën e ”arTurbinës”. Vepër e autorit Ferdinand Von Shirach nga regjisori Gëzim Kame premiera ka zgjuar interesin e publikut për ngjarjen e saj, ku salla ishte e tejmbushur përgjatë 3 netëve me publik.
Shfaqja erdhi nën interpretimin e aktorëve të njohur, si Viktor Zhusti, Lulzim Zeqja, Eva Alikaj,Yllka Mujo dhe Astrit Hasani.
Tema e dramës është një nga temat më përvëluese të kohës: terrorizmin në rritje dhe shkatërrimi i një pjese të mirë të funksionimit të sistemit gjyqësor.
Ngjarja ndodh në gjykatë, aty ku po zhvillohet një seanca gjyqësore mbi atentatin terrorist më të rëndë të vitit. Fati i një piloti, i cili rrezikon të dënohet më burgim të përjetshëm, pasi zgjodhi të vrasë 164 pasagjerë në vend të 70.000 sportëdashësve në një stadium, do të varet nga vendimi i gjykatës, por dhe i njerëzve të thjeshtë të cilët do të vlerësojnë nëse piloti është vrasës apo hero.