Art & Kulturë

Dy fotografi të rralla të Pallatit Mbretëror të Zogut, i shkatërruar nga “populli”

Nga Aurenc Bebja, Francë, 7 Shkurt 2018

“Paris-soir”, ka botuar, të dielën e 16 prillit 1939, dy fotografi të rralla të pallatit mbretëror të Zogut, i shkatërruar nga “populli”, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë, për publikun shqiptar :

Sapo trupat italiane hynë në Tiranë, pallati i mbretit Zog u pushtua, dhe disa ditë më vonë na erdhën nga Italia disa fotografi që vinin në dukje pjesët e pallatit të plaçkitura dhe të vandalizuara nga “populli”.-, thuhet në këtë artikull.

Kjo duket e vështirë të besohet që ndërtesa nuk u mbrojt dot ndaj një popullate e cila nuk kishte arsye për të shkatërruar banesat e mbretit Zog.

Majtas: Dhoma e Mbretëreshës Geraldinë dhe shtrati ku princi i vogël erdhi në jetë.

Djathtas: Kabineti ku punonte mbreti.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).