Në ditën Ndërkombëtare të Veprimtarive për Klimën, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë, si një institucion shumë pranë nevojave mjedisore dhe gjithmonë në mbështetje të aktiviteteve ndërgjegjësuese, sjell më 24 dhe 25 Tetor në bashkëpunim me autorin dhe regjisorin Anderson Gurra shfaqjen teatrale “Zoti Plastika”, në Amfiteatrin e Tiranës.
Përmbyllja e këtij aktiviteti do të vijë nëpërmjet një bashkëbisedimi mes fëmijëve, personazhit të Zotit Plastika dhe një specialisti nga Qendra Burimore e Mjedisit si dhe mbjellja e luleve sezonale nga fëmijët të ndihmuar nga specialistët e gjelbërimit të APR.