Art & Kulturë

“Zoti i masakrës”, komedia më e mirë në Teatrin Kombëtar Eksperimental

Cilësuar si një prej komedive më të mira të 10 viteve të fundit, “Zoti i masakrës” do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” më 23 e 24 mars.

Fitues i tre çmimeve “Tony” me autore Yasmina Reza, kjo komedi vjen premierë në sallën “Moliere” të TKE nën regjinë e Kiço Londos dhe me interpretimin e aktorëve Erand Sojli, Alert, Celoaliaj, Ermira Gjata e Ermira Hysaj.

Kjo është një vepër shumë njerëzore, ku ngjarjet zhvillohen brenda një kohe shumë të shkurtër. Sipas aktorit Erand Sojli “Janë tre shfaqje brenda një, në aspektin se me tekst ne themi diçka tjetër, me veprime kemi komplet një linjë tjetër e cila flet për përqasjen midis instiktit që është veprimi dhe përmbajtja e cila është teksti”.

Në qendër të kësaj vepre qëndron konflikti: Shfaqja hapet me dy çifte, të  cilët takohen vazhdimisht për të rregulluar pasojet e një episodi të dhunshëm që plasi ndërmjet dy fëmijëve të tyre.

Prindërit e djalit dhunues vizitojnë prindërit e viktimës për të kërkuar falje e për të ndrequr gabimin, të paktën nga ana ekonomike. Gjatë vizitës, gjërat fillojnë me diplomaci, por gradualisht, mes tyre rritet një tension. Me ndihmën e alkoolit, ky tension rritet duke kapërcyer egërsisht mbi binarët e Eduart Albi.

Një prej temave më të preferuara të autores Reza është pikërisht hipokrizia borgjeze, të cilët ajo e ka shpalosur hapur në “Zoti i Masakrës”, që vjen më 23 e 24, ora 19:00 në TKEKS.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).