Art & Kulturë

“Zhak”, i pari film i animuar shqiptar

Ilirjana Bejta dhe Dalip Gashi janë bashkuar për të bërë regjinë dhe skenarin e të parit film të animuar shqiptar me metrazh të gjatë, i cili ka nisur xhirimet në shkurt të vitit 2016.

I bazuar mbi përrallat shqiptare popullore, “Zhak”, i vendos ngjarjet në fillimet e mesjetës, duke përdorur zhanrin e realizmit magjik.

“Zhak” është në gjuhën angleze dhe është realizuar nga Neofilms, me producent Dalip Gashi, ku pritet të përfundojë në vitin 2019.

Stafi dhe aktorët e filmit përbëhen nga një sërë emrash, mes të cilëve: Valon Iseni, Ardian Gashi, Jeton Dajakaj, Kujtim Makolli, Dardan Ejupi, Diar Pepiqi, Valmir Gashi, Yll Sulejmani, Denis Deliu, Visar Zeqiri, Viktor Gashi, Arber Hashani, Malsor Bejta, Dardan Rexha, Elvi Krasniqi, Sadik Sejdiu, Valon Ymeri.

 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).