Edicioni i tretë i “International Albanian Brass Festival” do të fillojë prej datës 23 prill, i cili do të mbahet në skenën e sallës Black-Box, por edhe në ambientet e Liqenit Artificial të Tiranës.
Festivali do të zgjasi deri më 28 prill, ku gjatë netëve live do të luhen vepra premierë të kompozitorëve shqiptarë, por edhe të huaj. Disa nga artistët që do të performojnë janë Arkady Shilkloper – Rusi, Katie Cox – USA, Paul Goodchild – Australi, Luca Benucci – Itali.
Qëllimi kryesor i këtij festivali është edukimi përmes kulturës, duke afruar sa më shumë të rinj nga shkolla të ndryshme të qyteteve të Shqipërisë. Ndërkohë, për vitin e Heroit Kombëtar “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, do të luhet muzikë dedikuar kësaj figure.
Albanian Brass Ensemble në koncertin që do të mbajë pranë Liqenit Artificial do të luaj “Suiten” nga filmi Skënderbeu e kompozuar nga Kompozitori Çesk Zadeja dhe e ri-aranzhuar për këtë ansambël.
Gjatë gjithë javës do të mbahen mësime falas për të gjithë të interesuarit pranë Universitetit të Arteve, si dhe do të vazhdojë mbështetje e kompozitorëve nga kompania muzikore në Australi – Hammering Records.
“Në vazhdën e bashkëpunimit të festivalit me këtë studio muzikore, do të mbështeten me një shumë financiare 3 prej artistëve shqiptarë për të kompozuar vepra të reja të cilat do të luhen në edicionin e 4 të brass fest më 2019 dhe më pas në Australi. Ky festival ka për synim pikërisht brezin e ri dhe për këtë arsye ne si organizatorë të festivalit do të mbështesim njërin prej studentëve me një shumë modeste financiare dhe sigurisht do të shoqërohet me marrjen e çmimit “Best Student”, kanë njoftuar organizatorët e festivalit.
Festivali ka si synim edhe promovimin e veprave të reja të kompozuara nga kompozitorët shqiptarë. Këtë edicion në festival do të jenë katër vepra të reja të kompozuara.
“Aspect 1” dhe “Apect 2” vepra të kompozuara nga Pedagoge eUA, Arbana Fejzo, Vepra “One Ëay in Nature” e kompozuar nga kompozitorit nga Kosova Artan Hasani. Vepër kjo që do të luhet nga dy artistë kosovarë. Nora Garbeshi – Trombe dhe Vigjilence Islami – Piano dhe një aranzhim krejt i veçantë e i përshtatur në kohë i këngës Çame “Tuman Kuqe” e aranzhuar nga Jazz-isti i njohur Shqiptar Andi Kongo,