Kur bie fjala tek gjumi, të gjithë duan sa më shumë orë në dispozicion. Astrologet Kristina Guerrero dhe Jane Elizabeth, tregojnë se sa orë gjumë duhet të flejë gjithsecili, duke u bazuar në shenjën tuaj të horoskopit.
Akrepi
Si një shenjë uji, të gjithë personat që i përkasin kësaj shenje duhet të bëjnë 10-12 orë gjumë çdo natë. Ata kanë shumë emocione dhe u duhet të flenë për të rikuperuar energjitë.
Shigjetari
Si një shenjë zjarri, një shigjetar ka nevojë për 6-7 orë gjumë çdo natë. Ata shpenzojnë energji gjatë ditës, por jo aq shumë sa për të kërkuar më shumë orë pushimi.
Binjakët
Si një shenjë uji, binjakët kanë nevojë për 12 orë gjumë çdo natë, pasi natyra e tyre kreative i lodh ata dhe trupi i tyre ka nevojë të pushojë.
Dashi
Kjo shenjë zjarri nuk ka nevojë për më shumë se 6-7 orë gjumë çdo natë. Ata janë energjikë gjatë ditës dhe ky orar është i mjaftueshëm për ta.
Ujori
Si një shenjë ajri, ujorët kanë nevojë për vetëm 6 orë gjumë çdo natë. Ata janë shumë miqësor dhe parapëlqejnë që të zgjohen shpejt për të nisur një ditë aktive, në vend që të rrinë shtrirë.
Peshqit
Të gjithë peshqit, që bëjnë pjesë tek shenjat e ujit, kanë nevojë për 6 orë gjumë kur janë në humor të mirë dhe për 10 orë gjumë kur janë në humor të keq. Si persona të zgjuar dhe emocional, ata kanë nevojë që të pushojnë mirë përpara se të nisin ditën.
Bricjapi
Si një shenjë toke, bricjapët kanë nevojë për vetëm 8 orë gjumë çdo natë, pasi bien në paqe me veten e tyre dhe nuk e ekzagjerojnë orarin e pushimit.
Demi
Si një shenjë toke dhe punëtorë, njerëzit që i përkasin shenjës së demit zakonisht i kryejnë gjërat me ngadalë gjatë gjithë ditës. Kështu, ata mund të mbijetojnë edhe me 5 orë gjumë çdo natë.
Gaforrja
Si një shenjë uji, gaforret janë shumë të lëvizsshëm, punëtor dhe të palodhur. Gjatë ditës ata bëjnë punë të ndryshme dhe kanë nevojë për 10 orë gjumë çdo natë që të marrin veten nga lodhja.
Luani
Personat e kësaj shenje zjarri janë eksploratorë, aventurierë, kurioz dhe karakterizohen nga një energji e pashtershme gjatë ditës, ndaj për ta është e nevojshme 8 orë gjumë.
Virgjëresha
Shenja e tokës, biznesmenët organizuesit dhe menaxherët… Personat e kësaj shenje janë të vendosur në atë çfarë kërkojnë dhe kanë nevojë vetëm për 6 orë gjumë çdo natë.
Peshorja
Si një shenjë ajri, peshoret janë inteligjent, miqësor dhe miq të mirë. Ata kujdesen për të gjithë dhe mundohen që t’i japin ndihmën e tyre të gjithëve, ndaj kanë nevojë për 10 orë gjumë që të pushojnë.