Art & Kulturë

Zbuloni sa kohë do të mbijetonit në secilin planet të sistemit tonë diellor

Neil de Grasse Tyson, një nga astrofizikantët më të njohur në botë, ka shpjeguar në një video, se kudo që një njeri të shkojë në hapësirë, rezultati do të jetë katastrofik, si me veshje austronauti, ashtu edhe pa të.

Përveç tokës, një qenie njerëzore nuk mund të jetojë në asnjë vend tjetër për më shumë se dy minuta.

Dielli

Dielli do t’ju zhdukë brenda një sekonde! “Ju do të bëheni shkrumb e hi në sekondë!”, thotë Tyson.

Mërkuri

Ana e planetit që përballet me diellin është jashtëzakonisht e nxehtë (800 gradë Fahrenheit / 427 gradë Celsius më e nxehta). Ndërkohë, ana e kundërt e planetit është komplet e ngrirë (minus 290 gradë celsius / minus 179 gradë Celsius më e ftohta). “Nëse mund të ndani një linjë mes dy temperaturave dhe të rrotulloheni midis tyre, shpjegon Tyson, atëherë ndoshta “mund të mbijetoni për aq kohë sa jeni i aftë të mbani frymën tuaj”.

Afërdita

Në një temperaturë prej 900 gradë Fahrenheit (482 gradë Celsius), besoj e kuptoni se nuk keni shumë shanse për të jetuar gjatë. “Meqë ra fjala, Venusi ka të njëjtin shkallë graviteti sa Toka, kështu që do të ishit duke ecur njësoj si në Tokë,” thotë Tyson, “derisa të avulloni.” Koha totale e të jetuarit: Më pak se një sekondë.

Marsi

“Marsi është një planet shumë i ftohtë, por ajri në të është shumë i hollë “, thotë Tyson,”Kështu që ju nuk do ta ndjeni të ftohtin aq sa do të ndihej në atë temperaturë në Tokë.Me disa veshje shumë të ngrohta, ndoshta mund të ecni përqark planetit të kuq deri në momentin që nuk e do e mbanit dot më frymën tuaj. Koha totale e mbijetesës: Rreth 2 minuta.

Jupiteri

Duke qenë se është një planet i gaztë, Jupiteri nuk është i përshtatshëm për askënd që të jetojë aty. Nëse ndodheni aty, ju do të fluturoni përgjithmonë në sipërfaqen e gaztë të këtij planeti deri në momentin kur do të shtypeshit nga shtresat e tij. Koha totale e mbijetesës: Më pak se një sekondë.

Saturni, Urani dhe Neptuni

“Njësoj siç ndodh me Jupiterin, edhe këtu ju do të fluturonit nëpër sipërfaqen e gaztë të këtyre planeteve derisa të shtypeshit nga masa e madhe e presionit.”, thotë Tyson. Fatkeqësisht, as unazat e planetit Saturn nuk janë të përshtatshme për të jetuar. Koha totale e mbijetesës: Më pak se një sekondë.

 

 

 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).