Një kod sekret, i përdorur nga mbreti spanjoll për të komunikuar me komandantin e ushtrisë së tij, është deshifruar pas shekujsh të tërë misteri.
Ҫelësi për të zbërthyer këtë kod kishte ngelur i pazbuluar për shekuj me rradhë dhe Qendrës së Inteligjencës Kombëtare të Spanjës iu desh rreth 6 muaj për ta deshifruar atë.
Bëhet fjalë për letrat e shkëmbyera midis mbretit të Spanjës Ferdinandi i II i Aragonës dhe komandantit të tij Gonzalo Fernandez de Cordoba, të cilat kanë që prej vitit 2015 që shfaqen për publikun në Muzeun e Armëve në Toledo.

Pas zbërthimit të kodit me të cilat ato ishin shkruar, zbuluesit deklaruan se në këto letra flitej kryesisht për udhëzime të ndryshme ushtarake, pozicionet e ushtrisë në fushëbetejë, etj.
Sistemi i kodimit që ishte përdorur në këto letërkëmbime është mjaft kompleks. Ai ishte ndërtuar duke përdorur 88 simbole të ndryshme dhe 237 kombinime shkronjash. Për më tepër, simbolet e shkruara në letër ishin vendosur pa u ndarë nga fjalët dhe frazat.