WhatsApp në Maj tha se shumë shpejt do të sillte risinë e video-call në grup. Dhe ashtu ndodhi. Tani WhatsApp thotë se sot të gjithë me iPhone dhe Android mund të përdorin këtë risi.
Kompania thotë se kjo risi është projektuar për të punuar edhe në kushte të vështira interneti, kështu që ju mund të bisedoni me video me shokët ose anëtarët e familjes nga një vend ku nuk ka lidhje të mirë interneti, mjafton që të jeni “online”.