Vizatimet e rralla të Marilyn Monroe

Frank Sinatra, dikur e kishte këshilluar aktoren që të blinte një kabinet arkivimi për të mbrojtur gjërat e saj personale. Dhe ajo e dëgjoi. Kur Monroe vdiq në vitin 1962, në moshën 36 vjeçare, letrat, faturat, kujtimet dhe fotografitë u gjetën të ruajtura në një strehë të fshehura prapa një sirtari në një nga këto kabinete.

“Ajo ishte me të vërtetë shumë e talentuar edhe në aspektin intelektual, ajo ishte e mirë informuar për botën, më shumë sesa mund t’i lejonte karakteri i saj”, vuri në dukje Laura Woolley, e cila katalogonte një numër artikujsh nga koleksioni i saj.

Përveç kësaj, një seri letrash nga fundi i viteve 1950 tregojnë se Monroe u regjistrua në një kurs të artit përmes Shkollës së Artistëve të Famshëm në Westport, Connecticut.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).