Art & Kulturë

Vishu, bëhu gati e dil në ballkon shijo koncertin! Nisma më e re e Bashkisë Tiranë shkon lagje më lagje

Bashkia Tiranë, vjen me një tjetër nismë interesante në këtë kohë të vështirë pandemie, për t’ua lehtësuar sa më shumë qëndrimin në shtëpi kryeqytetasve. MUSIC FOR HOPE, “Tirana Këndon”, kështu quhet nisma e cila do të argëtojë qytetarët e saj nga banesat e tyre me koncert falas në çdo lagje të saj.

Këngëtarët më të mirë, si Redon Makashi, Kozma Dushi, Eneda Tarifa, Lorenc Hasrama, Denisa Xhemnica si dhe shumë DJ të famshëm shqiptarë, kanë vendosur t’u bëjnë një dhuratë qytetarëve të kryeqytetit, duke sjellë sado pak një atmosferë ndryshe në kushte e karantinës apo të distancim social.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).