Njerëzit këshillohen të mbajnë një distancë prej të paktën dy metra, por ‘retë e turbullta të gazit’ mund të shtyhen katër herë më shumë në kushte të ngrohta, shkruan Daily Mail.
Një video e ngadalësuar tregon trajektoren e teshtitjes që mund të arrijë deri në rreth 8 metra. Koronavirusi ngjitës mund të përhapet përmes spërklave të teshtitjes dhe kollës. Shkencëtarët amerikanë filmuan një video-klip të një personi të shëndetshëm gjatë një teshtime, e cila u ngadalësua nga 25 sekonda në një minutë e gjysmë. Ata zbuluan se spërklat e gjetura virale në kollë dhe teshtimë mund të udhëtojnë në një atmosferë të lagësht dhe të ngrohtë me shpejtësi 10-30 metra në sekondë.