Art & Kulturë

Vijon rebelimi i aktorëve/ Artistët nuk lejohen të hyjnë në Teatrin Kombëtar

Artistët e Teatrit Kombëtar nuk janë lejuar sot që të hyjnë në mjediset e tyre të punës, në një kohë që vijojnë të kundërshtojnë fuqishëm projektligjin e ri të ministrisë së Kulturës për artin dhe zhvendosjen te “Turbina”.

Regjisori Altin Basha ka ftuar ministren Mirela Kumbaro që ditën e mërkurë në orën 16:00, të vijë në godinën e Teatrit Kombëtar për dialog me artistët.

Aktori Bujar Asqeriu ka bërë një deklaratë të fortë, duke deklaruar se artistët kanë rrogat më të ulëta dhe se nëpunësit e shtetit, ndërsa shtoi se politikanët e kanë mendjen të vjedhin.

“Artisti më i mirë merr një rrogë sa nëpunësja më e ulët e shtetit. Zoti i paftë ata që vjedhin. Nga jeta ikën artistët më të njohur dhe askush nuk e çau trapin për ta. Bujar Lako jetonte në një dhomë 50 metra katror dhe askush nuk u kujtua për ta. Ndonjëherë them pse të flas, për çfarë të flas?! Mendojnë sesa do fitojnë dhe me kë do e bëjnë qejfin dhe jo për ne”, u shpreh Asqeriu.

“Asnjë nga ne nuk e ka marrë një email nga ana e Ministres së Kulturës, ne si artistë nuk jemi lejuar që të hyjmë në ambientet e brendshme të Teatrit. Ky vend nuk është as i ministres dhe as i drejtorit. Ligji bëhet për artistët dhe atyre nuk iu është kërkuar mendimi i tyre”, u shpreh më herët regjisori Altin Basha.

https://www.facebook.com/thurje/videos/718223991720105/

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).