Pak, pasi hipi në fronin papnor, papa Françeskut
i ra në dorë një dokument sekret:
bilancet e shtetit të Vatikanit. Atë moment
kuptoi arsyen e vërtetë të dorëheqjes së zhurmshme
të paraardhësit të tij, Benediktit XVI.
Shteti i kishës është nën kërcënimin e
falimentit. Shpenzimet e Dioqezës janë
jashtë kontrollit dhe për t’i mbuluar përdoren
fondet e urgjencës, madje edhe dhurimet,
duke përfshirë edhe paratë e ovullës së
Shën Pjetrit.
Faturat e korrigjuara dhe zhdukja e të mirave
materiale nga magazinat duket se janë të
zakonshme. IPF-ja, banka e Vatikanit,
vepron pa asnjë transparencë. Bilanci vjetor i
shtetit s’është vetëm në pasiv, por edhe kaq
shumë i papërgjegjshëm saqë revizorët e
llogarive refuzojnë ta miratojnë. Në qetësinë
e Shën Martës, ku ka zgjedhur të jetojë, papa
Françesku e kupton rëndësinë e detyrës që
ka. Një detyrë e paanë. Nga korriku i të njëjtit
vit, një Komision Ndërkombëtar vendoset në
një nga zyrat e Shën Martës. Atij iu kërkua të
bënte një analizë të thellë lidhur me situatën
ekonomike dhe nanciare të Vatikanit si dhe
të tregonte rrugëdaljen nga humnera. Një
fakt i pa precedent. Komisioni përbëhej nga
gjashtë meshkuj dhe një femër.