Art & Kulturë

VIDEO/ Publikohet kënga e padëgjuar më parë e Amy Winehouse

Një demo e këngës “My Own Way” nga artistja me famë botërore që ndërroi jetë para disa vitesh, është publikuar në Youtube.

Kjo këngë nuk është bërë asnjëherë publike dhe deri më tani ekzistenca e saj ishte e panjohur. Producenti Cil Cang është personi që e ka publikuar këtë demo, të cilën Amy e ka realizuar gjatë kohës kur ishte 17 vjeçe, me qëllim që të tërhiqte studiot muzikore për të lidhur kontratë me të.

“Studio jonë shkruante shumë këngë dhe bënte promovimin e disa artistëve në atë kohë, shumica e të cilëve nuk kishin shumë talent… Amy erdhi tek ne dhe që në momentin kur filloi të këndonte, na la pa frymë”, është shprehur Cang për gazetën britanike “Candem New Journal”.

Pas vdekjes së Amy Winehouse në vitin 2011 si pasojë e një mbidoze droge, shumë prej prodhimeve të fundit të saj muzikore u shkatërruan, me qëllim që të mos krijoheshin më albume pas vdekjes së saj.

https://www.youtube.com/watch?v=YZrtSdRS3cs

Winehouse mori një famë botërore për shkak të teksteve të ndjera dhe realiste që kishin këngët e saj. Ajo ka lënë pas një trashëgimi të pasur muzikore, siç janë këngët: “Back to Black”, “Valerie”, “Love is a Loosing Game”, “Hey Little Rich Girl”, “You Know I’m No Good”; “Tears Dry on Their Own”, etj.

 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).