Një shtëpi me një arkitekturë mjaft të veçantë që krijon muzikë teksa bie shi, është vendosur në rrethin studentor të Dresden në Gjermaninë lindore.
Pjesë e kompleksit Kunsthofpassage Neustadt, ajo përbëhet prej pesë oborreve, ku secili prej tyre ka një temë të ndryshme: Oborri i dritës, oborri i kafshëve dhe oborri i muzikës.
Skulptorja Annette Paul dhe dizenjatorët Christoph Roßner & André Tempel janë krijuesit e kësaj “shtëpie muzike”, ku jetojnë edhe vet në këtë ndërtesë. Annete është frymëzuar nga jetesa në Shën Petersburg, Rusi për të krijuar këtë vepër arkitekturore. “Moti i keq krijonte një teatër shiu në dritaret e shtëpisë time dhe tejçonte një melodi të këndshme”, ka thënë Annette.
Së bashku me qytetarët, ata krijuan rrjetin e ndërlikuar të gypave, tubave dhe kanaleve me akustikë optimale për të përforcuar zhurmën e shiut.
Që nga krijimi i tij në vitin 1999, kjo ndërtesë ka tërhequr mjaft turistë, të cilët vijnë për të dëgjuar nga afër këtë melodi sa të veçantë, aq edhe të çuditshme.
Dëgjojeni këtu: