Përbërësit që ju duhen janë: gjalp, vezë, vanilje, sheqer, çokollatë dhe pak kripë. Kaq!
1. Fillimisht shkrini çokollatën
2. Pastaj përgatisni tavat e vogla ku do të vendosni ëmbëlsirën. Pasi t’i keni lyer anët e tyre me gjalpin e shkrirë, hidhini sheqer.
3. Rrihni të bardhat e vezëve derisa të bëhen në formë shkume
4. Të verdhat e vezëve përziejini me çokollatën e shkrirë
5. Shtojini vezën e rrahur
6. Vazhdoni përzierjen derisa çokollata të marrë ngjyrë uniformë
7. Hidhini nëpër tasa dhe gati për pjekje.
Në videon e mëposhtme, mund t’i shihni më mirë hapat dhe ta kuptoni plotëisht procesin e gatimit.