Regjisori dhe aktori i madh Rikard Ljarja u përcoll sot për në banesën e fundit në qytetin e tij të lindjes, Shkodër.
Bashkëshortja e tij, aktorja e njohur Marjeta Ljarja, teksa mbante në duar fotografinë e aktorit, ka falenderuar të gjithë të pranishmit dhe ata që kanë dërguar mesazhe ngushëllimi.
“Nuk kam pishman që është një përcjellje kaq e thjeshtë, por është shumë shpirtërore. Mesazhet janë pafund që kanë dalluar pjesën njerëzore, pjesën e mirë të Rikardit, jo thjesht pjesën e ekranit. Ju falënderoj me shpirt që e thyet këtë vështirësi dhe jeni këtu me ne sot. Është shumë më e bukur, kaq thjeshtë, më njerëzore. Faleminderit të gjithëve”, tha aktorja.