VIDEO/ A janë përkrenarja dhe shpata e Skënderbeut në Muzen e Vjenës imitime? Flet drejtori i tij

Historiani dhe drejtori i Muzeut të Armëve në Vjenë, Matthias Pfaffenbichler, hedh dritë se si vajti shpata dhe përkrenarja në Muzeun e Vjenës, në një intervistë për “Deutsche Welle”.

Ndër të tjerash, ai ka folur edhe për kontekstin historik të simboleve të Skënderbeut, me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar!

Shpata dhe përkrenarja e Heroit, që ndodhen në Muzeun e Vjenës, erdhën dhe u ekspozuan në Shqipëri në vitin 2012, në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë, ndërsa këtë vit, i shpallur nga qeveria shqiptare si Viti i Skënderbeut, nuk ka plan për zhvendosjeje drejt Shqipërisë, – pasi ato janë pronë e Mbretërisë së Hasburgëve.”-, ka deklaruar ai.

Sipas Pfaffenbichler, Ferdinand von Tirol, një koleksionist i njohur dëshironte me çdo kusht të kishte simbolet e Skënderbeut në koleksionin e tij. “E nëse një koleksionist e dëshironte këtë gjë, tregu i artit e prodhon këtë”.

Por a është origjinale përkrenarja e tij, aq shumë e mitizuar?! Ndiqeni këtë intervistë tejet interesante nga DW, me drejtorin e Muzeut të Armëve në Vjenë.

https://www.facebook.com/web.konica.al/videos/416151578818387/

Përshtati nga DW: Edmond Prifti/Konica.al