Me pak djathë, speca të pjekur dhe erëza do të shijoni vezët më të mira
Përbërësit
6 vezë (Aiba)
100 gr djathë i bardhë
2 speca gogozhare (të pjekur në vaj)
majdanoz
kripë
piper i bardhë
vaj ulliri
Përgatitja
1. Në një tenxhere me ujë e kripë vendosni për të zierë vezët. Në përfundim i qëroni dhe ndani të verdhën veç, pa e dëmtuar pjesën e bardhë të vezës.
2. Me ndihmën e një piruni shtypni të imët të verdhat e vezëve, në një tas. I shtoni djathin, specat, majdanozin dhe kripën. I përzieni mirë.
3. Shtoni pak piper të bardhë dhe vaj ulliri. Mbushni të bardhat e vezëve me masën që sapo përgatitët.
4. I vendosni me kujdes në një pjatë dhe çfarë prisni? Është koha për t’i shijuar!